Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjet në KZAZ, nis arrestimi i qytetarëve dhe policëve bashkiakë


Pas përplasjeve që ndodhën ditën e djeshme në disa KZAZ në disa bashki në vend, policia ka nisur arrestimin e disa personave.

Vetëm në qytetin e Burrelit, janë arrestuar nëntë persona dhe janë proceduar dhjetëra të tjerë. 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve ka edhe punonjës së bashkisë së Matit si dhe policë bashkiakë.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit dhe sigurisë të cilët mbanin në ruajtje KZAZ, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, (që ndodhej në Pallatin e Sportit Ferit Hysa), Bashkia Mat, dhe KZAZ nr 17, (që ndodhej tek Bibloteka e qytetit), Bashkia Klos, Specialistët për Hetimin e Krimit në D.V.P.Dibër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, kanë arrestuar në flagrancë 9 shtetas:

E.D, 21 vjeç, banues në Burrel
Xh.Gj, 55 vjeç, banues në Burrel
M.D, 53 vjeç, banues në Burrel (Polic i Bashkisë Burrel).

E.T, 49 vjeç, banues në Klos
I.Ç, 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)
M.Gj, 62 vjeç, banues në Klos
M.L, 38 vjeç, banues në Klos( Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike në Klos)
R.D, 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirmbajtjen e rrugës, Klos).
H.K, 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britani e Madhe.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht :
N.D, B.Ç, D.V, S.K, B.C, Sh.XH, A.B, R.K, Sh.D, J.F, K.P, E.P.
Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se dje pas përpasjeve në KZAZ Nr 16 në Burrel, mbetën disa persona të plagosur, si nga radhët e qytetarëve protestues dhe nga radhët e policisë. Dy policitë, ajo bashkiake dhe forcat e rendit ishin vendosur kundër njëra-tjetrës.

Policia bashkiake kërkonte lirimin e KZAZ-ve dhe zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta, ndërsa policia e Shtetit kërkonte zbatimin e urdhrit të KQZ-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *