Pas situatës së ndodhur në Shkodër ku u protestues të opozitës u përplasën me policinë. Partia Demokratike ka publikuar një video ku sipas saj policia ka sulmuar me gaz lotsjellës edhe një ambulancë.
“Sot, Edi Rama ka hyre sot ne Shkodër si pushtues, jo si kryeministër, as si përfaqësues i alternative demokratike!” – thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.
“Banditët me uniformë dhe skafandra të Edi Ramës, sulmojnë me gaz ambulancën me të lënduar nga gazi. Pamjet e paprecedent, kur policia sillet si bandë dhe nuk i hap rrugë ambulancës në urgjencë mjekësore, përkundrazi, sulmon me gaz qytetaret rreth saj, janë të denja për regjime diktatoriale.
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe sjelljen kriminale të banditëve të veshur me uniformën e shtetit! Ata janë sot në anën e kundërt të ligjit! Bashkë me Bablokun e tyre të krimit, që synon të nxisë vëllavrasje dhe konflikt mes shqiptarëve, do të mbajnë shumë shpejt përgjegjësi para ligjit!”