Vendosni fjalën kyçe....

Ra nga dritarja, ndahet nga jeta muzikanti i famshëm francez


Ndahet nga jeta muzikanti i famshëm francez Philipe Cerboneschi , i njohur ndryshe si Zdar. Siç shkruan “BBC“, agjenti i Zdar dha lajmin se muzikanti kishte vdekur pas një aksidenti në Paris.

“Ai ra aksidentalisht nga dritarja e një kati të lartë të një ndërtese pariziene”, tha Sebastien Farran, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Zdar ishte pjesë e grupit të famshëm Cassius, të cilin e formoi bashkë me Hubert Blanc-Francard (i njohur si Boombass) në vitin 1996.

Muzika e tyre është përshkruar si “e lumtur” dhe si një antidot i përsosur për muzikën elektronic dance.

Pas një pushimi tre vjeçar, albumi i parë i bandës i titulluar “Dreams” do të publikohet të premten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *