Një gazetar i gazetës “Times”, e ka ndaluar kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në Londër, për ta pyetur lidhur me gjyqin e Francesco Becchettit.
Në audion e siguruar nga “Hashtag.al”, një person që e shoqëron kryeministrin Rama, i vjen në ndihmë këtij të fundit duke i kërkuar gazetarit të largohet. Mirëpo Rama gjithsesi vendosi t’i përgjigjej shumë shkurt gazetarit se çështja “është konfidenciale” dhe as ai dhe askush tjetër s’mund të flasë për këtë.
Sjellim ndërmend se vetëm pak më herët gjatë ditës së sotme, Law-360, një entitet me autoritet dhe i specializuar në informacionet precize mbi zhvillimet e jurisprudencës në SHBA i ka kushtuar një artikull gjyqit të Bechettit me qeverinë shqiptare.
Sipas Law-360, Shqipëria duhet t’i paguajë Bechettit një dëmshpërblim prej 111 milionë eurosh.
BISEDA:
Gazetari: Më falni mund t’ju ndërpres një sekondë? E ndoqa fjalimin tuaj këtë mëngjes. Unë quhem Dominic Carman, jam gazetar. Ju pyes nga gazeta “Times”. Doja të dija çfarë mendoni për gjyqin e Francesco Becchettit?
Personi që shoqëron Ramën: Ju vjen keq sepse jemi në mes të një bisede, mund të ktheheni më vonë?
Rama: Nuk kam asnjë mendim sepse është konfidenciale sipas gjykatës. Është konfidenciale. Askush s’mund të flasë për këtë./Hashtag.al
Audio e kominikimit mes gazetarit dhe Ramës: