Vendosni fjalën kyçe....

Russell Crowe tregon si u bë tapë në shtëpinë e Di Caprios dhe i bleu atij një kokë dinosauri për mijëra dollarë


Yjet e Hollivudit i shpenzojnë paratë në një mënyrë që nuk e prisni. Russell Crowe për shembull, ka harxhuar plot 35 mijë dollarë për të blerë kokën e një dinosauri, që kishte parë në shtëpinë e Leonardo DiCaprio’s.

“E bleva atë për fëmijët e mi. Dhe kini parasysh nuk isha shumë i ndërgjegjshëm. Kishte vodka gjatë transaksionit dhe ishim në shtëpinë e Leonardo DiCaprio’s.”, i tha Crowe moderatorit Howard Stern, siç citon “CNN“.

“Pra ishe duke pirë në shtëpinë e Leonardo DiCaprio’s. Ju po kalonit një mbrëmje argëtimi dhe i the Leonardos. Oh Zot, ti paske një kokë fantastike dinosauri.”, e pyeti Stern.

Pas të qeshurave, Crowe tregoi se ideja i lindi kur Di Caprio po u tregonte shokëve se do dilte në treg një tjetër kokë dinosauri kështu që nuk e donte më atë që kishte dhe donte ta shiste.

“Do ta blej unë i thashë, ‘Sa do të dëshiroje për të?’. Ai u tregua shumë i ftohtë dhe tha: Më jep vetëm aq sa kam paguar dhe më duket se ai kishte paguar 30, 35 mijë dollarë për të”, shpjegoi aktori.

Ai nuk i kujtohet se çfarë lloj dinosauri ishte, por në vitin 2018 edhe ai e shiti kokën e dinosaurit në një ankad për të paguar divorcin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *