Vendosni fjalën kyçe....

‘Të verifikohet vërtetësia e tyre’ – Braçe flet për audio-përgjimet


Zv.kryeministri Braçe ka derklaruar se vërtetësia e audio-përgjimeve të publikuara duhet verifikuar.

Në një deklaratë për gazetarët , ai tha se bisedat e Pjerin Ndreut nuk janë bërë me të gjithë mësuesit në qarkun e Dibrës por me dy zyrtarë të identifikuar.

Ndërsa ka shtuar se në asnjë rast nuk bëhet fjalë për për ofrim parash.

‘Prokuroria të vërtetojë autenticitetin. Pjerin Ndreu nuk thotë se cilido mësues, nuk thotë  që mësuesit në qarkun e Dibrës në rast se nuk votojnë do fluturohen nga puna. Sipas ligjit, drejtuesit e shkollave nuk janë të ndaluar të merren me aktivitet politik. Po flasim për një rast konkret.  Pjerin Ndreu i ka identifikuar të dy personat. Nuk bëhet fjalë për mësuesit, por bëhet fjalë për dy persona që janë brenda PS. Nga këto përgjime në Durrës e Dibër nuk kanë komunikuar për çështje parash. Prokuroria duhet të bëjë punë e saj dhe të hetojë nga i pari dhe i fundit.’ – tha Braçe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *