Vendosni fjalën kyçe....

Trump kërkon zgjatjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor


Presidenti Donald Trump i ka kërkuar Kongresit amerikan që ta zgjasin gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Sipas presidentit amerikan dhuna ekstremiste dhe moszbatimi i marrëveshjeve në rajon, janë një kërcënim për vendin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shton se rajoni vijon të jetë i destabilizuar gati dy dekada pasi u shpall fillimisht emergjenca kombëtare për rrezikun ballkanas.

‘Ende nuk janë zgjidhur çështjet e sponsorizimit apo mbështetjes së dhunës ekstremiste në ish-republikën e Maqedonisë dhe në gjithë rajonin, zbatimi i marrëveshjes së Dejtonit në Bosnjë dhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, apo hapat për të zbatuar marrëveshjen-kuadër të Ohrit të vitit 2001’, shkruan Trump.

Gjendja e emergjencës kombëtare në raport me Ballkanin Perëndimor u firmos nga ish-presidenti Xhorxh Bush më 26 qershor të vitit 2001.

Urdhri origjinal u shoqërua edhe me një listë të personave që mendohet se përmes veprimeve dhe politikave të tyre kanosën rrezikun dhe sigurinë e rajonit, ndaj edhe u është ndaluar udhëtimi apo pronat në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *