Vendosni fjalën kyçe....

Voltana Ademi e vendosur të ndalojë mitingun e Ramës në Shkodër, zbret vetë në terren (VIDEO)


Edhe pse kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi nuk i dha leje PS-së për zhvillimin e një takimi elektoral sot në Shkodër,

Kryeministri Rama duket i vendosur të zhvillojë mitingun në Shkodër, pavarësisht se kryebashkiakja Voltana Ademi nuk i dha leje. Por edhe kjo e fundit duket e vendosur të mos e lejojë Ramën të zhvillojë takimin elektoral në qytetin e saj dhe ka shkuar të interesohet personalisht në terren.

Policia ka rrethuar qytetin dhe ka nisur puna për ngritjen e skenës në qendër, ku pritet të mbahet takimi i Ramës.

Siç tregohet në videot e mëposhtme, sheshi kryesor është rrethuar nga shirita ku ndalohet qarkullimi me mjete, ndërsa ka një numër të konsiderueshëm të shtuar të forcave të policisë edhe nga Tirana.

Voltana Ademi, e shoqëruar nga nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj, kanë parë nga afër masat që po merren.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *