Të paktën 44 njerëz kanë humbur jetën pas një aksidenti me autobus në Indi. Sipas “Channel News Asia”, autobusi u përmbys në një grykë të enjten e 20 qershorit, në malet e Himachal Pradesh.
Fillimisht autoritetet indiane njoftuan se kishte 25 viktima nga aksidenti, mirëpo më vonë lajmëruan se 19 njerëz të tjerë kishin ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Shumë prej viktimave ishin gra dhe fëmijë që ktheheshin nga puna ose nga shkolla.
Autobusi mbante më shumë se 60 pasagjerë, kur humbi kontrollin në një kurbë të mprehtë dhe u rrokullua poshtë malit të pjerrët përpara se të përfundonte në buzë të lumit. Fotografitë nga skena treguan mbetjet e autobusit në buzën shkëmbore të ujit, ku vullnetarët ishin bërë zinxhirë për të ndihmuar të mbijetuarit të kalonin.
Shteti Himalayan është i prirur për aksidente vdekjeprurëse për shkak të terrenit të saj të thyer, shpejtësi dhe mbipopullimi i automjeteve shton rreziqet e sigurisë. Të paktën 15 veta u vranë në prill pasi autobusi i tyre ra në një grykë në një lagje të afërt me vendin ku ndodhi aksidenti i djeshëm.
Në Indi mesatarisht 150,000 njerëz vdesin në aksidente rrugore çdo vit.