Vendosni fjalën kyçe....

‘Bashkohemi kundër diktaturës, Rama po burgos politikisht gra, vajza e fëmijë’ – Vokshi


Albana Vokshi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestë për të çliruar institucionet nga krimi i organizuar.

Vokshi ka theksuar në statusin e bërë në llogarinë e saj në ‘Facebook’ se gratë dhe vajzat do bashkohen për Shqipërinë si Evropa ndërsa shton se Shqipëria po rrëshqet në diktaturë dhe kryeministri Rama duhet ndalur me çdo kusht.

‘Shqipëria proteston kundër Kryehajdutit Edi Rama! Sot, gratë dhe vajzat e Shqipërisë bashkohen për Shqipërinë si Evropa! Sot, të gjitha gratë e vajzat do të dalin në protestë, me fëmijët dhe për fëmijët tanë!

Të dashura nëna dhe motra! Shqipëria po rrëshqet në diktaturë. Ne duhet ta ndalim Edi Ramen që po burgos politikisht gra, vajza e fëmijë!

Sot, të gjitha bashkë, përkrah njëra-tjetrës, do te jemi në marshimin e çlirimit të institucioneve nga krimi i organizuar, në ora 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të jemi bashkë me familjet tona për #Shqipërinë si Europa.’ – shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *