Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson dhe Jeremy Hunt mbeten në garë, më 22 korrik mësojmë cili do jetë kryeministri i ri i Britanisë


Micheal Gove, elimininohet nga gara për lidershipin e Partisë Konservatore në raundin e pestë të votimeve, pasi ka marrë vetëm 75 vota. Kështu në garë kanë mbetur vetëm Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, dhe Boris Johnson i cili deri më tani ka kryesuar garën me më shumë vota.

Johnson tha se ai ishte “i nderuar” që kishte fituar mbështetjen e 160 deputetëve në votimin përfundimtar të deputetëve të partisë – më shumë se gjysma e totalit, shkruan “BBC“.

Hunt nga ana tjetër mori 77 vota -vetëm dy vota më shumë se kandidati tjetër Michael Gove, i cili doli nga gara.

Johnson dhe Hunt tani do përballen në raundin e fundit, ku nuk do të votojnë më vetëm deputetët por 160,000 anëtarët e partisë. Rezultatet do të dalin më 22 korrik, ku do të mëssojmë jo vetëm liderin e ri të Partisë Konservatore, por si rezultat edhe kryeministrin e ardhshëm.

Përmes një postimi, Gove ka përgëzuar kundërshtarët e tij dhe ka thënë se “është i zhgënjyer mirëpo krenar për fushatën që ka drejtuar”.

Ndërkohë, Hunt e përgëzoi Johnson si kryesues të garës për t’u bërë udhëheqës i partisë dhe kryeministër, duke pranuar se ai ishte “humbësi” në këtë rast, por shtoi se në politikë “ndodhin surpriza”. Ai u zotua t’i jepte një garë të fortë Johnson-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *