Vendosni fjalën kyçe....

Bujar Kapexhiu: Më 30 qershor do pengoj votimet, më dënoni


Regjisori, aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu ka deklaruar se nëse zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, ai do të shkojë në qendrën e votimit por jo për të votuar. Ai thotë se do pengonte të tjerët që të votonin. Këtë deklaratë Kapexhiu e bëri ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Kapexhiu ironizoi masën e re të propozuar nga kryeministri Edi Rama, për të ndaluar me 5-10 vite largimin jashtë vendit të personave që mundohen të pengojnë zgjedhjet.

 “Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë. Do ti pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos shkoj jashtë shtetit. Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit. As më bën përshtypje fare. Jam kaq mirë këtu në Shqipëri. Le që nuk më lë gazeta të dal jashtë shtetit sepse më do çdo ditë një karikaturë”- tha Kapexhiu.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, ka propozuar masën e re që kush kryen krim elektoral do i ndalohet dalja jashtë vendit deri në 10 vite.

Komisioni Ligjeve pranoi dhe votoi pro amendamentit të deputetit Ervin Bushati për ndryshimet në Kodin e procedurës Penale për krimet zgjedhore. Deputeti socialist ka kërkuar ashpërsimin e Kodit Penal, duke shtuar se personi që cenon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratike, do t’i ndalohet dalja jashtë territorit të Shqipërisë për 5-10 vjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *