Sot KQZ miratoi kërkesën e OSBE-së për 150 vëzhgues gjatë zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
Kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka dalë në një deklaratë për mediat, duke thënë se nuk po bëhet asnjë përpjekje serioze nga asnjë njeri për të bërë një vlerësim ligjor të dekretit të presidentit që ndalon zgjedhjet e 30 qershorit. Ai shtoi se përveçse për vëzhguesit do të votojë kundër çdo vendimarrjeje tjetër në lidhje me zgjedhjet.
“Me keqardhje shikoj se nuk ka asnjë përpjekje serioze nga askush, as individë dhe as instituticion që mundet të kenë mundësinë ligjore për të vënë në lëvizje dhe për të bërë një vlerësim ligjor, real të dekretit.
Gjithsesi jemi në këto situata dhe i thashë këtë fjalë për të thënë që unë personalisht, pikërisht për këto arsye jam kundër vendimmarrjeve në parim, nuk kam asgjë me brendinë, por në parim. Ndërkohë që do çedoj nga ky qëndrim vetëm për vëzhguesit, ndërkombëtarë apo vendas.
Me gjithë respektin janë monitoruesit e vërtetë të gjithçkaje që ndodh, janë ata që bëjnë një vlerësim korrekt të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm të të vendimmarrjeve të cilat janë në tejkalim të kërkesave të ligjit. I thashë këto fjalë vetëm për arsyen e thjeshtë, për të konfirmuar se në vendimmarrjet që do vijnë, përjashtuar vëzhguesit, unë jam kundër në parim.”, tha Zguri.
Kujtojmë se Zguri doli kundër anëtarëve të tjerë të KQZ-së, duke thënë se e mbështeste vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.