Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Kjo protestë është paqësore, shqiptarët të vendosur për të jenë pjesë e BE-së


Monika Kryemadhi duke shkuar në protestë para kryeministrisë ka folur për mediat. Ajo është shprehur se nuk do të ketë absolutisht ditë zgjedhjesh dhe se protestuesit aspirojnë një Shqipëri evropiane.

E pyetur në lidhje me shkarkimin e Metës, ajo u shpreh se do të donte që Presidenti t’i kthehej jetës së tij normale.

Shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Pavarësisht provokimeve kjo protestë është paqësore.

Pavarësisht se Rama është një nga shkatërrimtarët e të ardhmes së Shqipërisë. Këta kanë kapur çdo lloj institucioni por vetëm zemrën e shqiptarëve nuke k anë kapur dot.  Tranzicioni në Shqipëri do të mbyllet me etapën e Ramës. Pas tij Shqipëria do të jetë një vend evropian.

30 qershori nuk do të jetë ditë zgjedhjesh sepse zgjedhje nuk do të ketë. Zgjedhjet janë në ëndrrat e Edi Ramës. 184 dhe 339 do ta gjykojë drejtësia shqiptare jo ambasadorët.

Unë jam shumë e lumtur nëse Meta do t’i rikthehet jetës së tij normale, po gjithsesi nuk kemi ndikuar asnjëherë në karrierën e njëri-tjetrit.

Pavarësisht se ne të dy i kemi marrë kostot njëri-tjetrit dhe jo benefitet”- tha Kryemadhi.

E pyetur se përse e quan kryeministri Edi Rama fallxhore, kryetarja e LSI-së u shpreh se kjo gjë ndodh për faktin se Rama beson në elemente të tillë dhe jo në Zot.

Po të jetë për të sharë ne mund të rrimë gjithë ditën dhe të shajmë pasi në librin e gjuhës shqipe ka të shara pafund, por gjërat nuk zgjidhen me të shara.

Të gjithë këta që shihni këtu nuk dalin as për Ramën as për Bashën, as për Berishën, as për Monën dhe as për fallxhoren. Ata dalin sepse janë të lodhur nga tranzicioni.

Ai sheh fall sepse nuk beson në Zot por beson në elemente të tillë”- deklaroi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *