Vendosni fjalën kyçe....

Mësuesi sherr me nxënësin për shkak të kapeles ‘Make America Great Again’ (Video)


Një nxënës amerikan i shkollës së mesme që kishte vënë në kokë një kapele ‘Make America Great Again’, e nxiti mësuesin e tij ta quante një ‘trap’ dhe më pas të urdhëronte daljen e nxënësve të tjerë jashtë klasës.

Në një video të filmuar nga shoku i klasës, mësuesi i thotë nxënësit që të heqë kapelen, duke thënë se nxënësit e tjerë janë ‘provokuar nga prania’ e saj.

‘Nëse jeni të frikësuar nga një kapele, atëherë është njësoj si të frikësoheni nga errësira në bodrum’, i thotë nxënësi mësuesit në video.

‘Hiqeni kapelen tuaj ose dilni’ –  thotë mësuesi.

‘Unë ose do t’i mbledh të gjithë dhe do të shkoj në një klasë tjetër dhe ju mund të qëndroni këtu si një trap ose mund ta hiqni kapelen tuaj.’ – shton ai.

‘Nuk mund të rri këtu dhe të mësoj?’ – pyet studenti. ‘Po liria e shprehjes?’

‘Nuk më intereson’, përgjigjet mësuesi i nxehur, para se të evakuojë klasën në një dhomë tjetër. Më herët në video, mësuesi shpjegon se zakonisht bën përjashtime për politikën e shkollës, por jo këtë herë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *