Vendosni fjalën kyçe....

Natë e lodhshme për Merkel, Conte dhe Macron – pas Samitit ulen për birra dhe verë


Krerët e shteteve europiane janë ulur në një lokal për të pirë birra dhe verë në një takim joformal në Bruksel, ku po diskutonin lidhur me pasardhësit në postet më të larta të bllokut.

Siç shikohet edhe në foton e mëposhtme, në tryezë kishte birrë dhe për të ngrënë.

Në anën e majtë shihet kancelarja gjermane Angela Merkel, çuditërisht e vetmja me një gotë vere para.

Birra dhe ujë për presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian Giuseppe Conte.

Në takim mori pjesë gjithashtu kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel. Siç shkruan “La Stampa” takimi u zhvillua vonë natën, në hotelin Amigo, pas mbledhjes së Këshillit Evropian që filloi në 2 të pasdites dhe vazhdoi deri në orën 4 të mëngjesit.

Kujtojmë se liderët e BE-së nuk ranë dakord lidhur me kandidaturat e atyre që do të marrin pozicionet e Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker.

Përveç zëvendësimit të Juncker dhe Tusk, liderët e BE-së duhet të vendosin gjithashtu për një president të ri të Bankës Qendrore Europiane dhe një përfaqësues të lartë për politikën e jashtme. Por zëvendësimi i tyre duket punë e vështirë për liderët e BE-së që s’bien në një mendje. Diskutimet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe jo pa shkak Merkel, Macron, Conte e të tjerët janë ulur në lokal, ku bisedimet kanë vazhduar akoma.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *