Vendosni fjalën kyçe....

Noka tregon pse iu përmend emri në përgjimet e “Bild”: Ndoqa shefin e policisë, kishte dy qese me para me vete


Ish-deputeti demokrat Flamur Noka tregon pse përmendet emri i tij në audiopërgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”.

Incidenti për të cilin përmendet ai, lidhet me përpjekjet e tij për të ndaluar vjedhjen e votave. Të paktën kështu tha Noka në emisionin “Të paekspozuarit”.

Noka tha se e kishte ndjekur drejtorin e Policisë së Dibrës, Robert Agon nga pas, pas informacioneve që kishte marrë se do shpërndaheshin para te votuesit. Sipas tij, Ago ka zbritur nga makina me dy qese me para dhe ai e ka ndjekur deri te shtabi elektoral i PS në Dibër.

“Isha në dijeni që do shpërndahej një shumë e madhe parash. Mbuloja zonën e Maqellarës, që është 40% e Bashkisë së Dibrës. Më kishin informuar se Arben Keshi dhe Robert Ago ishin njerëzit e qeverisë që do shpërndanin paratë. Kisha informacione. Këta ishin edhe dy bosët që zotëronin parcelat e hashashit atje. Shefi i policisë, Robert Ago dhe drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi kishin parcelat. I kam denoncuar live nga takimet elektorale dhe asnjë reagim nga instancat qeveritare. Në këto kushte u detyruam t’i dalim zot vetë qytetarëve për votën e lirë. Robert Ago zbriti nga fuoristrada me dy qese dhe është futur në shtabin e PS-së. E ndoqa deri aty, por u fut në shtab dhe nuk e kapja dot më”, rrëfeu Noka.

Në video-përgjimin numër 2 të publikuar të mërkurën, flasin shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me deputetin Xhemal Qefalia. Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar.

Përgjimi

Xhemal Qefalia, deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë i siguron Robert Agës, shefit të Policisë Dibër se e ka lavdëruar tek Kryeministri Rama, dhe i ka kërkuar atij që ta shpërblejë me një pozicion më të mirë pune.

Xhemal Qefalia: Berti

Robert Aga: hë mo shoku im.

Xhemal Qefalia: Le të të kontrollojnë mo burrë. Të plasi bytha ty. Të të hajnë karin, të të puthin bythën. Flamuri (Flamur Noka) e ka për detyrë më bë politikë, por nesër i themi që ska më punë me të të përmend ty.

Robert Aga: Jo mo jo ai le të vij të kontrollojë ku ti dojë qejfi..

Xhemal Qefalia: Po ca ka ai, ai flet kot pa lidhje. Po mundohen me justifiku veten. E merr vesh ti ca po bëhet mbrena PD-ja tani? Po zihen me njëri-tjetrin. Mos e vrit mendjen.

Robert Aga: Të thashë, më merr se jam si Mesi që mban Barcelonën dhe do fitoni.

Xhemal Qefalia: Flasin kot ata vllai, se të të kishin vonë ty aty, do të kishin fitu ata.

Robert Aga: Unë jam pjesë e PS dhe nuk ndërroj as për 1 milionë vjet.

Xhemal Qefalia: Se vë në dyshim vlla. Prandaj e thashë mrom. Ishim të gjithë, i gjithë grupi i PS-së. ata nuk e besonin. Ishte i gjithë grupi parlamentar.

Robert Aga: Po, po. Shyqyr zotit që nuk thashë ndonjë fjalë tjetër thuj. E dija që Gjiknuri ishte aty.

Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ishim aty?

Robert Aga: Jo, jo mendova se ishte….

Xhemal Qefalia: Gramozi ishte, Rama ishte, të gjithë ishin. Dhe ra muhabeti jot, foli shumw mirw edhe Damiani në fakt, dhe Blerina (Gjylameti). Dhe unë thashë: ai duhet të vazhdojë më lart, ja keni qi nonwn që e keni cu aty, mund të bëjë më shumë gjëra këtu. I thashë dhe Ulsiut që ta mbështeste. I thashë atyre: ai mund të punojë për mua në Tiranë, por puna është që ai i jep drejtim dhe aty ku është.

Robert Aga: Dashtë zoti më cojnë në fillim në Bulqizë.

Xhemal Qefalia: e pra e….që ti të shplodhesh içik…të pushosh içik.

Robert Aga: Jo kam nevojë të pushojë pak sinqerisht.

Robert Aga: Jo mo hëngrën, pinë, se di ca bënë.

Xhemal Qefalia: Drekë, Drekë.

Xhemal Qefalia: Kështu vëlla, mos e caj trapin. Më e mira do bëhet për ty. Mos u shqetëso. “Ai” ta tha mbrëmë, mos bëj asgjë me ato…

Robert Aga: Jo jo, ai ma tha në ligjeratë të drejtë, ai e lau gojën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *