Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti deklaratë para protestës: Larg dhunës, përqendrohuni te kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme


Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një deklaratë para nisjes së protestës së opozitës ku bën thirrje të distancohen nga aktet e dhunës.

Meta gjithashtu u bën thirrje që të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”-thuhet në deklaratën e Presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *