Vendosni fjalën kyçe....

‘Protesta e sotme madhështore, policia të mos provokojë qytetarët’ – Endri Hasa


Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, ka deklaruar se protesta e sotme e opozitë së bashkuar do jetë madhështore.

Hasa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ku i bëri thirrje policisë që të mos provokojë qytetarët, pasi protesta mund të dalë jashtë kontrollit.

‘E gjithë Tirana do të jetë në rrugë dhe rrugët do të gumëzhijnë nga njerëzit që nuk pajtohen me krimin. Rrugët e mbushur me njerëz që duan të jenë si evropianët e tjerë. Protesta do të jetë madhështore. Çdo protestë e opozitës ka qenë paqësore. Policia ka nxitur dhunë dhe ka provokuar. Retorika e kryekriminelit vijon të provokojë qytetarët dhe ato kanë arritur në një pikë vlimi dhe nuk do të durojnë më.’ – tha Hasa.

Më tej Hasa bëri thirrje që policia të mos i provokojë qyteetarët siç ka bërë deri taninë të gjitha protestat ndërsa theksoi se PD u ka kërkuar qytetarëve që të protestojnë paqësisht.

‘Unë shpresoj të mos ketë asnjë incidet. Policia të mos i provokojë protestuesit. Ai burgos njerëz të PD në Prrenjas dhe në Librazhd. Sot jemi kthyer  në diktaturë. Ne iu bëjmë thirrje qytetarët të protestojnë paqësisht dhe të bëjnë thirrje për një Shqipëri si e gjithë Europa.’ – shtoi Hasa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *