Ka përfunduar protesta e sotme e opozitës së bashkuar e thirrur para kryeministrisë e cila u mbyll pa asnjë incident.
Sot ishte një protestë plot me simbolika, e cila pasqyronte situatën politike dhe skandalet qeveritare.
Mijëra qytetarë u mblodhën para kryeministrisë, dhe nën thirrjet “Rama Ik” kërkuan “Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Simbolika më e veçantë e kësaj proteste ishte busti me fytyrën e kryeministrit i cili u rrëzua nën shenjën e rrëzimit të tij. Busti i Ramës mbante edhe një thes me vota që nënkuptonte vjedhjen e votave të shëmbëllyera edhe në përgjimet e dosjeve 339 dhe 184.
Kreu i opozitës mbajti edhe një fjalim ku deklaroi se nuk do ketë marrëveshje me Ramën dhe se do i shkonte deri në fund aksionit të nisur duke lajmëruar se nuk do kishte as zgjedhje në 30 qershor.
Pas mbylljes së fjalës së Bashës, qytetarët u drejtuan drejt Parlamentit në një marshim ku e mbyllën ashtu si edhe herët e tjera te selia blu./Hashtag.al