Vendosni fjalën kyçe....

Sot mbahet protesta e radhës kombëtare, Basha do marrë dhe vajzat me vete


Sot opozita mban protestën e saj të radhës kombëtare. Protesta është parashikuar të nisë rreth orës 20:00. 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim  Basha ka paralajmëruar se tubimi do të jetë paqësor dhe se ai madje dot ë jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela dhe dy vajzat.

“Regjimi i Ramës ka mbaruar! Shqiptarë, mos dëgjoni veglat qorre të Ramës në Klan dhe TCH. Dilni në protestë me familjen. Unë do të jem me gruan dhe dy vajzat e mia.

Në 30 Qershor nuk ka zgjedhje! Procesi farsë nuk do të njihet nga askush.

Ejani masivisht në protestë!

Bota ka nevojë të shohë kontrastin midis bandës që është ekspozuar në sytë e të gjithë Perëndimit dhe një populli europian, që lufton për vlerat themelore europiane të zgjedhjeve të lira, të drejtesisë së pavarur dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë të kriminelëve dhe politikanëve të bërë njësh me krimin. #ShqipëriaSiEuropa #21Qershor”, shkruante Basha në një postim.

Sot pritet që të ketë një pjesëmarrje masive, mbi të gjitha pas publikimit të audiopërgjimeve të fundit nga gazeta gjermane “Bild”, të cilat konfirmuan shit-blerjen e votave në Dibër nga eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit.

Kujtojmë se protesta e fundit u mbajt më 8 qershor. Policia është mjaftuar vetëm me procedimet e 15 personave, duke shmangur këtë herë arrestimet ndryshe nga radhët e kaluara.

Procedimet janë për hedhjen e mjeteve piroteknike dhe atyre të forta drejt efektivëve.

Protesta e 8-të kombëtare dhe e 13-ta gjithsej e opozitës së bashkuar u parapri nga vendimi i presidentit Meta për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit, duke i shtyrë ato. Por dekreti i Metës u hodh poshtë nga Parlamenti që e konsideroi atë antikushtetues, edhe pse për të dhënë një verdikt final, duhet gjykata Kushtetuese e cila prej dy vjetësh nuk ekziston.

Vendi ditët e fundit ka parë një përshkallëzim të situatës, me nisjen e një konflikti mes policive bashkiake në bashkitë e drejtuara nga opozita dhe Policisë së Shtetit.

Në disa prej bashkive, Shkodër, Tropojë, Burrel, Kukës, Kamëz, Kavajë, Gjirokastër, Pogradec etj, kanë ndodhur një seri incidentesh, ku ka patur madje të lënduar si dhe dhjetëra arrestime./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *