Vendosni fjalën kyçe....

Zoran Zaev dorëzon në Kuvend propozimin për 8 ministra të rinj


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se sot do të dorëzojë në Kuvend propozimin për 8 ministra të rinj. Siç shkruan “Zhurnal“, lidhur me këtë pritet të votohet në fillim të javës së ardhshme.

Kryeministri Zaev ka propozuar ndërrimin e 8 ministrave dhe mbi 20 drejtorëve të Ndërmarjeve Publike.

Pas votimit në Parlament,  Zaev paralajmëroi se do të vazhdojnë me zëvendësimin e drejtorëve dhe të përfundojnë me ndryshimet kadrovike.

“Besoj se deri në fund të muajit, LSDM do të sjellë vendimet për zgjedhjen e nënkryetarëve të partisë dhe pjesë të vogël të kryetarëve të organizatave komunale të cilët ngelën pa u zgjedhur”, deklaroi Zaev.

Emrat e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar mbeten ende anonim, përveç spekulimeve në media.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *