Kreu i Partisë Demokratike, Basha, pritet të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 21:00.
Konferenca do zhvillohet në selinë blu, ndërsa vjen një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar.
Kreu i opozitës ka deklaruar se nuk ka marrëveshje me Ramën dhe se dorëheqja e tij dhe dënimi i atyre që kanë prekur votën në zgjedhjet e fundit i hap rrugën zgjidhjes së krizës.