Kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar se opozita nuk do i harrojë skandalet dhe krimet e qeverisë dhe vjedhjen e votave, duke i çuar përpara ligjit të gjithë përgjegjësit.
Ai tha se qeveria po përdor një propagandë naziste për të mbuluar skandalet e saj.
‘Kjo propogandë është e njëjta me atë naziste për të zbehur dhe mbuluar krimet elektorale qeveritare e duke i trajtuar ato si diçka krejt normale.
Mohimi në mënyrë flagrante që në Dibër dhe Durrës kanë ndodhur vjedhja e zgjedhjeve duke e shitur marrëdhënien krim-politik si të pafajshme. Bisedat mes qeveritarëve dhe kriminelëve shiten si krejt normale.
Një tjeër është relativizimi i vjedhjes së zgjedhjeve dhe bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve më të lartë të qeverisë.
Barazimi i qeverisjes kriminale me opozitën në mënyrë që kjo gjë të shitet te publiku sikur të gjitha palët janë njësoj derisa të harrohet.
Ata shpresojnë që skandali do kalojë, por nuk do kalojë, të gjithë shpresojnë se kjo do harrohet, por nuk do harrohet. Me ardhjen e PD-së në pushtet të gjithë do dalin përpara ligjit për t’u përballur me të.’