Vendosni fjalën kyçe....

Blindohet Shkodra, efektivët rrethojnë gjykatën për demokratin Spahia (Video/Foto)


Blindohet Shkodra, efektivët rrethojnë gjykatën për demokratin Bardh Spahia.

Të armatosur dhe me maska kundërgaz efektivët nuk lejojnë askënd të afrohet në Gjykatën e Shkodrës, ndërsa videot tregojnë futjen e automjetit të policisë ku po transportohet Spahia.

Përballë forcave të policisë janë dhjetra qytetarë që kërkojnë lirimin e tij si dhe përfaqësues të Partisë demokratike.

Pas përplasjeve në KZAZ-në në Shkodër, policia shpalli në kërkim ish-deputetin e Partisë Demokratike, i cili u arrestua më pas.

Protestues nga opozita u grumbulluan pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku ndodheshin materialet zgjedhore për qarkun të dorëzuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Bardh Spahia

Punonjës të Policisë Bashkiake të Shkodrës, të mbështetur nga simpatizantë të Partisë Demokratike dhe ish-deputeti Bardh Spahia janë përplasur me efektivët e policisë që ruanin derën e KZAZ nr. 3 dhe me forcë kanë hyrë në ambientet e brendshme. Protestuesit kanë thyer xhamat e shkollës dhe kanë tentuar t’i vënë flakën./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *