Vendosni fjalën kyçe....

Ku janë të tjerët? Fotoja virale e Mesit në Kupën e Amerikës


Një imazh viral ka përmbledhur vështirësitë e Lionel Mesit, teksa ai lufton për të shpëtuar Argjentinën nga një eliminim i turpshëm që në fazën në grupe në Kupën Amerika.

Mesi shënoi një penallti për të ndihmuar në rikthimin e një barazimi për Argjentinën kundër Paraguajit të mërkurën mbrëma, pasi portieri Franco Armani gjithashtu shpëtoi një goditje nga pika e bardhë për të mbajtur rezultatin në nivelin 1-1.

Pas ndeshjes kundër Paraguajit, kishte një imazh që qarkullonte në internet, i cili duket se përmblodhi qasjen e Argjentinës thjesht për t’u ulur dhe për t’u lutur që Mesi do të bënte gjithçka.

Fotoja, e ndarë në mediat sociale, tregon Mesin që përballet me gjashtë lojtarë të Paraguajit para tij dhe dy pas tij, ndërkohë që në fotot janë vetëm dy lojtarë argjentinas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *