Deputeti i qarkut të Durrësit, Ilir Ndraxhi është marrë në pyetje në prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Emri i Ndraxhit del në përgjimet e publikuara nga media gjermane ‘Bild’, teksa i vëllai, Arjani, bisedon me Astrit Avdylajn.
Ndraxhi është marrë në pyetje ditën e enjte dhe ka qëndruar te Krimet e Rënda për më shumë se dy orë.
Në pyetje kohë më parë është marrë edhe kryebashkiaku i Durrësit, Dako, emri i të cilit del gjithashtu në audiopërgjimet e publikuara.
Astrit Avdylaj bisedon në telefon me një sërë zyrtarësh të lartë të PS-së në Durrës e Shijak, duke përfshirë kryebashkiakun e Durrësit, Dako, vëllain e deputetit Ilir Ndraxhi, kandidatin për kryebashkiak në Shijak, Arbana si dhe kryebashkiakun aktual, Koromani.