Vendosni fjalën kyçe....

Po sot Edi Rama, pse nuk ia shtrin dorën opozitës?


Edi Rama është i vendosur të shkojë i vetëm në zgjedhje, edhe pse ligjërisht presidenti i vendit nuk e ka dekretuar datën.

Këmbëngulës, në një fushatë që më shumë i ngjan një procesi regjistrimi deklaratash në vende të ndryshme të Shqipërisë se sa fushatave tipike, kryeministri ka angazhuar të vetët për të mos u tërhequr.

Protestat e vazhdueshme, si dhe ajo e djeshmja, por edhe përgjimet nuk e lëkundin Edi Ramën. As nuk ka negociata me të për një datë të re (edhe pse shkroi disa letra, të cilat as nuk arritën ndonjë rezultat).

Por ka një moment kur ai ka shprehur tekstualisht se opozitës do ia shtrinte dorën: atëherë kur fitoi, në 2017.

Kjo është video kur Rama deklaronte as më shumë e as më pak, se nuk do qëndronte me grushtin e mbledhur.

Premtonte Rama pasi siguroi fitoren:

“Mesazhet e panumërta të mbështetjes që kam marrë të dielën nga votues tradicionalë të Partisë Demokratike kudo nëpër Shqipëri më sjellin këtu sonte jo me grushtin e mbledhur po me dorën e shtrirë ndaj opozitës dyngjyrëshe të katër viteve të ardhshme.”

Po sot Edi Rama, pse nuk ia shtrin dorën opozitës?/Hashtag.al

Video marrë nga “ABC News”, Momenti në video: nga 02:25-02:50


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *