Vendosni fjalën kyçe....

Rama u premton banorëve: Brenda vitit nis puna për aeroportin e Sarandës


Kryeministri Rama po zhvillon një takim me banorët e zonës minoritare në Finiq.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se zgjedhjet do zhvillohen me 30 qershor, pavarësisht qëndrimit të opozitës.

Ndërsa u shpreh i bindur në fitoren e kandidatit socialist në këtë bashki.

‘Kush i fryn zjarrit të dhunës është i destinuar të tretet në atë zjarr. S’ka shans që në Shqipërinë e viteve 90-të  të fitojë dhuna e kaosi.  Në 30 qershor Shqipëria do bëjë zgjedhje. Është e rëndësishme që populli t’i thotë jo politikës së dhunës e rrëmujës, të sharjeve akuzave shpifjeve e të baltës 30 qershori do jetë një ditë normale edhe sikur të ketë shfaqje sporadike, orvatje të dëshpëruara do jenë të pafuqishme. Ju premtoj, e më keni me provë, do vij përsëri sic kam ardhur për të ndjekur ecurinë e punëve që do të bëjmë me Kristaq Kiçon.’ – tha Rama.

Gjatë fjalës së tij ai sulmopi opozitën duke thënë se ajo është kundër integrimit të vendit në BE ndërsa tha se brenda vitit në Sarandë do nisë puna për ndërtimin e aeroportit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *