Vendosni fjalën kyçe....

Reagon kryebashkiakja e Shkodrës pas vendimit të gjykatës, Ademi: Kjo është diktaturë!


Reagon kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi pas vendimit të gjykatës së Shkodrës për të arrestuarit në konfliktet për KZAZ-të e zgjedhjeve vendore.

“Kjo eshte diktature! Drejtesia e kapur nga kryeministri antikueshtues le ne burg dy policet bashkiake Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi u vendos te mbahen peng si te burgosur politike.

Edhe tre te tjeret, Adi Garuci, Aleks Ndoi dhe Oraldo Thepi do te duhet te qendrojne ne arrest shtepie. Te gjithe keta jane heronjte tane, heronjte e zgjedhjeve te lira e te ndershme, heronjte e fjales se lire!

Asnje hap pas! Perballe kryeministrit- fatkeqesi kombetare!”, thekson Ademi.

Gjykata e Shkodrës la në arrest shtëpiak ish-deputetin Bardh Spahia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *