Vendosni fjalën kyçe....

S’ndalet Majlinda Kelmendi, rrëmben Medaljen e Artë në Europian


Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë duke marrë medalje ari në finalen ndaj rivales ruse.

Xhudistja nga Peja mposhti në finale rusen Natalia Kuziutina, shkruan Lajmi.net.

Kelmendi rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë.

Ajo e nisi garës me fitore duke mundur zviceranen Fabienne Kocher.

Në gjysmëfinale, Kelmendi u ndesh me francezen Amandine Buchard, të cilën gjithashtu e kaloi me lehtësi, para se të shkonte në finale me rusen Kuziutina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *