Shtatë motorçiklistë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën kur u përplasën me një kamion që po shkonte në drejtim të kundërt në New Hampshire, SHBA, tha policia lokale.
Autoritetet morën një telefonatë rreth orës 6:30 të mëngjesit të së premtes në lidhje me një aksident me makinë në ‘Route 2’ në Randolph, Neë Hampshire, tha shefi i policisë, Chris Vetter.
Kamioni, një ‘Dodge 2500’ i vitit 2016, po udhëtonte në perëndim në Route 2 ndërsa motoçiklistët po udhëtonin në lindje, tha policia.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende por dyshohet se shoferi i kamionit ka humbur drejtimin duke u përplasur me motoçiklistët.