Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria ruse pajiset me avionët më të përparuar, godasin 10 objektiva njëherësh (Video)


Ushtria ruse ka marrë porosinë e parë të avionëve të rinj ‘MiG-35’.

Aeroplani i fundit me të cilin është pajisur ushtria do zëvendësojë avionët më të vjetër të ‘MiG-29’ dhe mund të shiten edhe jashtë vendit, tha prodhuesi i saj.

Katër të tjerë do të dorëzohen brenda këtij viti, njoftoi të hënën kreu i Korporatës ‘MiG’, Ilya Tarasenko. Ai shtoi se avionët mund të eksportohen jashtë shtetit, me Indinë që mund të jetë ndër blerësit e mundshëm.

Aeroplani i kaloi testet e fluturimit në vitin 2017 dhe u prezantua menjëherë për publikun.

‘MiG-35’ mund të gjurmojë deri në 30 objektiva ajrore në një distancë deri në 160 km (100 milje). Avionët gjithashtu mund të godasin gjashtë objektiva ajrorë dhe katër objektiva tokësorë në të njëjtën kohë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *