Një aksident i ka marrë jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm një 40-vjeçari shqiptar në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pas orës 02:30 të mëngjesit pranë kryqëzimit të Sarakinës në Trikala.
Makina që drejtohej nga 40-vjeçari shqiptar është përplasur me një shtyllë ndriçimi ndërsa po lëvizte me një shpejtësi tej normave të lejuara.
Si rezultat makina është shkatërruar plotësisht.
Forcat e zjarrfikëses, policisë dhe ambulance shkuan në vendngjarje, por e kur e nxorën shqiptarin nga makina, ai kishte ndërruar jetë. Shoku i tij që ndodhej në makinë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për në spitalin e Trikalas.