Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson zihet keq me partneren, fqinjët thirrin policinë


 

Boris Johnson deri më tani ka kryesuar në garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore. Por pas publikimit të një audioje nga një sherr me partneren e tij Carrie Symonds, nuk dihet se si do kjo do ndikojë në votimin e fundit përballë Jeremy Hunt.

“The Guardian” ka publikuar denoncimin e një fqinji të Symonds, i cili thotë se në orët e para të mëngjesit të premten, ka dëgjuar zërin e një gruaje duke bërtitur.

Në regjistrim, Johnson nuk pranonte të largohej nga banesa dhe i tha gruas ta lëshonte laptopin e tij para se të kishte një zhurmë më të madhe.

Carrie Symonds dëgjohet duke i bërtitur Johnson-it se i kishte shkatërruar një divan me verë të kuqe.

“Ty thjesht nuk të intereson asgjë sepse je i përkëdhelur. Nuk tregohesh i kujdesshëm me paratë dhe me asgjë”, dëgjohet të thotë Symonds.

Një tjetër fqinje, tha se kishte dëgjuar zërin e një gruaje duke bërtitur dhe një gjë që ishte thyer, me shumë mundësi pjata ose gota.

“Nuk mund ta dëgjoja dot çfarë po thoshte, por ajo dukej shumë e nevrikosur”, thotë fqinja e quajtur Fatima.

Pas publikimit të këtij incidenti, gazetarët e kanë pyetur Johnson për sherrin me partneren por ai ka refuzuar të përgjigjet. Sipas tij, popullit i intereson të dëgjojë çfarë ka ndërmend ai të bëjë për partinë dhe vendin dhe jo për jetën e tij personale.

Siç shkruan “BBC”, fqinjët që publikuan regjistrimin te “The Guardian” thanë se e bënë këtë pasi mendojnë se sjelljet e kryeministrit të ardhshëm përbëjnë interes për publikun.

Tom Penn tha se ai dhe gruaja e tij ishin shqetësuar aq shumë saqë kishin thirrur policinë të shkonte në shtëpinë e partneres së Johnson. Por policia pasi kishte kontaktuar me palët, e kishte telefonuar sërish Penn për t’i thënë se askush nuk është lënduar. Por kjo për Penn dhe të shoqen nuk ishte e mjaftueshme ndaj dhe bënë denoncimin te gazeta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *