Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa thyen rekordin,  e para artiste femër që arrin 800 milionë shikime në platformën “Spotify”


Dua Lipa ka vendosur një rekord, duke hyrë edhe në histori si e para artiste femër që arrin një sukses të tillë.

Dua Lipa ka fituar 800 milionë shikime në platformën ‘Spotify’ nga tre këngë të saj mjaft të njohura.

Ajo e ka ndarë këtë gjë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ përmes një ‘story’, në të cilën shkruhet: “Dua Lipa është artistja e parë femër në histori që ka të paktën 3 këngë me më shumë se 800 milionë shikime në ‘Spotify’. Ajo e arriti këtë gjë me këngët ‘New Rules’, ‘One Kiss’ dhe ‘IDGAF’”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *