5 qytetarë të Kukësit u ndaluan në mesnatë pas përplasjeve me policinë e rendit për KZAZ-në duke kërkuar mosmbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor pa opozitën.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video, ku pesë kuksianët e arrestuar Ersi Biçaku, Ahmet Cahani, Ermal Haziri, Ervin Meshi, Lul Shehu, edhe pse në qeli nuk e kanë ndalur aspak protestën e tyre kundër kryeministrit Edi Rama.
“Nga thellesite e qelive te hajnave mafjoze:
Rama ik!
Kryengritesit e pamposhtur te Kukesit, te burgosurit politik Ersi Biçaku, Ahmet Cahani, Ermal Haziri, Ervin Meshi, Lul Shehu ju pershendesin nga qelite e Narko Komisariatit te Kukesit! Nderim kryengritesve trima dhe guximtare. Rama ik! Fitore!”, shkruan Berisha.