Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Përmet ku po zhvillon një takim elektoral me qytetarët e këtij qyteti, në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit.
Rama ka komentuar protestat që po mbahen kundër tij në këtë qytet, paralel me takimin e tij elektoral dhe protestat që mbahen kudo ku ai zhvillon mitingje.
Sipas tij, bashkitë ku udhëheq e djathta janë kthyer në çeta me 50 veta, që shfaqen nëpër kthesa rrugësh.
“Mjafton të shikosh bashkitë e drejtuara prej nesh në këto 4 vite dhe bashkitë e drejtuara prej atyre, që tani janë katandisur në çeta me 50 veta, që shfaqen nëpër kthesa rrugësh që nuk dinë as ku kanë kokën dhe as ku i çojnë këmbët.
Mjafton të shikoni bashkitë e drejtuara prej nesh, Vlorën si ishte 4 vite më parë dhe si është sot dhe Shkodrën që prej 30 vitesh drejtohet prej tyre. Megjithëse është një nga pikat më të rëndësishme të shqiptarisë është një nga zonat më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve dhe ka mbetur shumë mbrapa.
Mjafton të shikoni me radhë të gjitha bashkitë e drejtuara prej nesh dhe ato të drejtuara pej tyre. Këtu në Përmet ne kemi patur të gjithë vullnetin për të mbështetur çdo projekt të kryetarit dhe është një nga ato raste të pakta kur sidoqoftë e kemi gjetur gjuhën e bashkpunimit dhe ja kemi dalë që vizionin tonë ta jetësojmë, të papenguar dhe të pabllokuar, por të jeni të sigurtë që me Almën në Bashki do të bëjmë shumë më tepër.”, janë fjalët e kryeministrit.