Templates by BIGtheme NET

Hamilton triumfon edhe në Garën e Francës

Lewis Hamilton triumfon në GP e Francës e rrëmben kështu fitoren e gjashtë sezonale, të katërtën radhazi. Dominim total për kampionin e botës në Le Castellet, në një garë praktikisht pa emocione.

Vendi i dytë për Mercedes tjetër të Valtteri Bottas, që nuk po arrin më të rivalizojë anglezin, ndërsa në podium ngjitet edhe Charles Leclerc me Ferrari. Vetëm i pesti Sebastian Vettel, apas shpinës së Red Bull të Verstappen.

Një formalitet. Nuk mund të përcaktohet ndryshe triumfi i Hamilton në Le Castellet. Britaniku nisi pa asnjë gabim, mbajti pas Bottas (jo vecanërisht agresiv) e përcaktoi garën në krye me xhiro të shpejta, me një lehtësi çarmatosëse.

Mercedes rrëmbeu kështu fitoren e dyfishtë të gjashtë që kur ka nisur sezoni dhe të tetën radhazi. Shkatërrimtare performance e Lewis, që për të katërtën fundjavë radhazi ka lënë pas shokun e skuderisë, duke u diferencuar – 36 në klasifikim. Më afër se kurrë, skuderia e Brackley, mundësisë për të shtuar rekordin prej 11 sukseseve radhazi në start, që zgjat që nga 1988 dhe i takon McLaren të Senna e Prost.

Ferrari bëri minimumin e mundshëm, duke mbyllur një fundjavë në të cilën SF90 nuk u duk asnjëherë në gjendje të garojë me rivalët. Leclerc u tregua i aftë të mbante furinë e Verstappen në nisje, mbrojti mirë vendin e tretë e në xhiron e fundit gati befasoi Bottas, që ishte në krizë gomash.

Vettel, pas vendit të shtatë në kualifikuese, arriti të rikuperojë vetëm deri në vendin e pestë, duke marrë në fund një pikë shtesë për xhiron e shpejtë falë gomave soft. Sigurisht, jo përgjigja që pritej prej tij pas zhgënjimit të Montreal. Klasifikimi, për Seb, thotë – 76 nga kreu e nëse nuk është kapitullim, shumë pak e ndan.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*