Një i ri nga Kruja ka humbur në plazhin e Shëngjinit para pak orësh. Ai dyshohet se është mbytur në plazhin e Ranës së Hedhun.
Familjarët kanë denoncuar rastin në polici. Ata thanë se djali i tyre është futur në det për t’u larë dhe më pas nuk e kanë parë më. Sipas burimeve, i riu është 19 vjeç, raporton News 24.
Policia akoma nuk ka bërë me dije identitetin e të riut. Polumbarët kanë nisur kërkimet. Edhe policia po shqyrton rastin, ndërsa në Shëngjin bëhet me dije se ka humbur edhe një tjetër person, që ka qenë duke u larë.