Vendosni fjalën kyçe....

Kollitet teksa presidenti fliste, Trump nxjerr jashtë gazetarin (Video)


Teksa presidenti amerikan, Trump, po bënte një deklaratë për të shpalosur të dhënat e tij të taksave, një person në sallë nisi të kolliste.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u irritua nga kjo dhe urdhëroi që personi të dilte jashtë.

Incidenti gazmor u filmua nga ‘ABC’, teksa gazetari, Xhorxh Stephanopulos, po bënte një intervistë me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë të dielën.

Presidenti po shpaloste “të dhënat fantastike financiare”, të cilat një ditë mund të bëheshin publike, kur dikush kollitet pas kamerës.

Trump nddaloi dhe sugjeroi që ai të përsëriste përgjigjen e tij.

“Ai po kollitet në mes të deklaratës sime. Nuk më pëlqen kjo gjë, e dini? Nëse doni të kolliteni, ju luem largohuni nga dhoma. Ju thjesht nuk mund, ju thjesht nuk mund të kolliteni këtu.” shtoi ai, duke tundur kokën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *