Vendosni fjalën kyçe....

Latifi largohet nga Hungaria, pritet kalimi te Sherif Tiraspol


Liridon Latifi i ka dhënë fund pas dy viteve aventurës në kampionatin hungarez, ku aktivizohej me skuadrën e Pushkash Akademi.

Megjithatë, ambientimi me ekipin e Pushkash Akademi nuk shkoi sipas parashikimeve dhe sulmuesi anësor është aktivizuar me pikatore përgjatë këtyre sezoneve, ndërsa ka shënuar vetëm një gol.

Në këtë mënyrë, Latifi është shtyrë për të provuar një tjetër eksperiencë, teksa “VipSport” ka mësuar se 25-vjeçari do të transferohet te skuadra e Sherif Tiraspolit, në kampionatin moldav.

Transferimi është bërë i mundur nëpërmjet formulës së huazimit me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit. Kështu, në ekipin e ri Latifi mund të gjejë më shumë hapësira në formacion, për t’iu rikthyer edhe njëherë formës së shfaqur te Skënderbeu dhe për të rifituar vendin në Kombëtare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *