Templates by BIGtheme NET

Lexojnë në media se janë ndarë, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë një përgjigje epike (VIDEO)

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë një ndër çiftet më të pëlqyer të Hollivudit, mmirëpo një revistë amerikane “In Touch Weekly” ka publikuar në faqe të parë se ata i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Lidhur me lajmin, Mila dhe Ashton kanë reaguar në mënyrë origjinale. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, çifti shihet sëbashku në makinë, duke lexuar lajmin për ndarjen mes tyre.

 “Çfarë ka ndodhur?”, pyet Ashton.

 “Mes nesh ka marrë fund”, përgjigjet Mila.“Madje dhe fëmijët i kam marrë unë”, -vazhdon ajo.

“Ou ti i more fëmijët?! Nuk i marr unë?!”, komenton Ashton me ironi.

Mila nuk mbaron me kaq, por shton se në kompertinë thuhet se Ashton madje i ka ekspozuar asaj një sekret të errët, mirëpo ajo nuk e di për çfarë bëhet fjalë pasi nuk e ka artikullin e plotë vetëm foton e faqes së parë.

Krahas videos së publikuar në rrjete sociale aktori shkruan: “Duket se ka marrë fund. Kënaqu duke shitur revista këtë javë. Ndoshta gruaja ime do lindë binjakë javën tjetër. Për të tretën herë”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*