Vendosni fjalën kyçe....

Milan ofertë 38 milionë euro për mesfushorin e Arsenal


Milan po lëviz me vendosmëri për Lucas Torreira, duke vendosur në tavolinë 38 milionë euro. Këto janë termat e bisedës së parë me Arsenal: huazim dy vjeçar, me të drejtën e blerjes prej 38 milionë.

Një shifër e rëndësishme që Maldini, me bekimin e Elliott e Gazidis, është gati ta përdorë për të kënaqur Giampaolo e për të sjellë në Itali mesfushorin.

Arsenal është limituar të tregojë disponibilitetin për të folur, por kërkon të mbajë mundësinë e riblerjes. Është nyja e një tratativë që parashikon për Torreira një kontratë dy vjecare me 3,5 milionë euro në vit.

Kuqezinjtë po punojnë në disa drejtime: nga Madrid në Londër, me një ndalesë në Firenze për të mbyllur çështjen Veretout, duke mbyllur të paktën mesfushën, pa harruar se edhe Ceballos është pranë Milan. Duke iu kthyer argumentit për Torreira, shumë rëndësi do të ketë pëlqimi i lojtarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *