Vendosni fjalën kyçe....

Në mars fitoi kundërshtari i Erdogan, sot zgjidhet kryebashkiaku i ri i Stambollit


Miliona qytetarë të stambollit do të votojnë këtë të shtunë për kryebashkiakun e ri, pasi në zgjedhjet e kaluara që u mbajtën në mars presidenti i vendit Reccep Tayip Erdogan nuk e njohu fitoren e kandidatit të opozitës.

Siç shkruan “Reuters”, në zgjedhjet e 31 marsit, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) në opozitë siguroi një fitore të ngushtë ndaj kandidatit të Partisë së Erdogan (AKP) në qytetin më të madh të Turqisë. Ekrem Imamoglu, fitoi me 13 mijë vota.

Pas kundërshtimeve të AKP-së, Bordi i Lartë i Zgjedhjeve i Turqisë në maj e hodhi poshtë votimin duke përmendur si arsyetim se gjatë procesit zgjedhor ka patur parregullsi. Opozita e quajti vendimin një “grusht shteti” kundër demokracisë.

Qendrat e votimit në të gjithë Stambollin u hapën në orën 8:00, me 10.56 milionë njerëz të regjistruar për të votuar.

Procesi i votimit mbaron në orën 5:00. Rezultatet do të shpallen në mbrëmje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *