Vendosni fjalën kyçe....

“Njëri mes Eriksen dhe Pogba kalon te Juventus”- Mediat angleze


Juventus nuk ndalet tani dhe po punon në mënyrë intensive në aksin Angli-Hollandë. Bardhezinjtë duan ti japin teknikut Maurizio Sarri lojtarët e duhur për lojën që kërkojnë dhe pasi kanë bërë parakalimin për Mathijs de Ligt në qendër të mbrojtjes, po mendojnë për kualitetin e mesfushës, pa u shqetësuar shumë për shpenzimet.

Ashtu si dihet tashmë, rikthimi i Paul Pogba është ëndërra që Juventus po përjeton për të forcuar mesfushën. Francezi është i pakënaqur në Manchester e dëshiron një aventurë të re, por kampionët e Italisë duhet të bëjnë kujdes nga konkurrenca e Real Madrid.

Nëse rikthimi i numrit 6 komplikohet, atëherë sipas të përditshmes britanike Daily Mirror, Juventus do hedhur grepat drejt Christian Eriksen. Danezi, mes protagonistëve të finales së Champions së arritur nga Tottenham, kërkon të nisë një eksperiencë të re në një klub të nivelit të lartë. Por edhe në këtë rast bardhezinjtë kanë një konkurent dhe është Manchester United, që nuk do të kapet i papërgatitur në rast se largohet Pogba.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *