Tërmet Peçi provokon protestuesit, ndalon makinën para tyre dhe thotë disa fjalë (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim elektroral në Përmet, ku është pritur me protesta. Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka ndaluar makinën e tij kur kaloi para protestës dhe ka nisur të provokojë protestuesit.

Ai iu drejtua ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu me fjalët: “Zoti Tritan, respekte, respekte, ej do e pimë kafen pastaj?”.

Pavarësisht provokimit të Peçit, protestuesit u vetëpërmbajtën dhe vazhduan me thirrjet e tyre “Rama ik”.

Siç shihet edhe në videone  mëposhtme të publikuar nga FaxNews, një person afrohet dhe e detyron Peçin të futet sërish brenda makinës. Protestuesit e kanë konsideruar gjestin e Peçit si fyes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *