Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Forumi i grave të PPE thirrje institucioneve, Shqipëria me të burgosur politikë


Ish-deputetja e PD Albana Vokshi përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), iu bën thirrje institucioneve të BE-së, pasi Shqipëria është mbushur me të burgosur politikë, mes tyre gra dhe vajza.

Vokshi thotë se në takimin e radhës së Forumit te Grave të Partisë Popullore Europiane që u mbajt në Tallin të Estonisë ngrita shqetësimin për përkeqësimin e statusit të grave në Shqipëri e veçanërisht dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit.

Postimi i plotë:

Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), thirrje Institucioneve të BE-së: Shqipëria me të burgosur politikë, mes tyre gra dhe vajza!

“Forumi i Grave të PPE mbledhur në Tallin, Estoni, është tejet i shqetësuar rreth lajmeve shokuese për arrestimin e grave dhe përdorimin e gazit lotsjellës edhe ndaj fëmijëve që së bashku me familjet e tyre protestojnë në mënyrë paqësore për demokraci. Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Bashkimit Europian të veprojnë!! #Albania #demokraci #eppWomen #AlbanaVokshi #dpa AlbanianDemocratic Party”

Në takimin e rradhës së Forumit te Grave të Partisë Popullore Europiane që u mbajt në Tallin të Estonisë ngrita shqetësimin për përkeqësimin e statusit të grave në Shqipëri e vecanërisht dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit.

Ditët e fundit, Kryeministri Rama i demaskuar në media për manipulimin e rezultateve zgjedhore të 2016-2017, arrestoi gra politikane, mes tyre deputetja Dhurata Çupi dhe Kryetarja e FRPD Mat, Denisa Vata. Ndërsa në Shkodër,?Kryetarja e Bashkisë u rrethua nga forcat speciale, ndërkohë që në qeli mbahej i burgosur politik deputeti i Shkodrës Bardh Spahia. Kërkova mbështetjen e Forumit të Grave te PPE-së për të sensibilizuar të gjithë faktorin ndërkombëtar për rrëshqitjen e Shqipërisë në Diktaturë!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *