Templates by BIGtheme NET

Zaev publikon emrat e ministrave të rinj, njërën ministri e merr vetë në drejtim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka bërë publikë emrat e ministrave të rinj që ai propozon. Në një deklaratë për mediat, Zaev është shprehur se për një periudhë të caktuar Ministrinë e Financave do ta drejtojë ai vetë.

“Obligimin për ministër të financave do ta marrë personalisht unë për një kohë të caktuar së bashku me funksionin e kryeministrit. Javën tjetër do të dalim me propozimet për ndryshimet tjera kadrovike”, ka thënë Zaev, citon “Zhurnal.”

Ministrin e shkarkuar Dragan Tevdovski, Zaev do e angazhojë si këshilltar në kabinetin e tij.

Për ministër të bujqësisë ai propozon Trajan Dimkovskin, për ministër të kulturës Hysni Ismailin, për ambient jetësor Naser Nuredinin, për vetëqeverisjen lokale Goran Milevskin dhe si ministër për sistem politik propozohet Sadulla Duraku.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*