Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet e 30 qershorit duke e cilësuar atë skeç i radhës i orkestruar prej kohësh dhe se nuk priste asgjë tjetër.
‘Asnjë surprizë nga skeçi i rradhës i orkestruar prej kohësh.’ – shkruan Blushi në llogarinë e tij në Facebook.
Reagimi i tij vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që më herët votoi kundër ç’regjistrimit të Partisë Uniteti Kombëtar të Idajet Beqirit nga listat e pushtetit vendor për zgjedhjet e 30 qershorit.